Tragjedia e Potamit, hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, çështja i kalon Sandër Simonit

30/03/2026 15:30

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për çështjen e njohur ndryshe si ‘tragjedia e Potamit’, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën teksa po lahej në det.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se çështjen do e shqyrtojë Sandër Simoni.

7-vjeçarja u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Por, në këto pushime u përballën me këtë tragjedi, që u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili akuzohet për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Top Channel