Sulmi ajror izraelit, Irani konfirmon vdekjen e komandantit të Gardës Revolucionare

30/03/2026 11:11

Irani ka njoftuar zyrtarisht vdekjen e Alireza Tangsiri-t, komandantit të forcave detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Vdekja e tij u bë pas një sulmi ajror që Izraeli thotë se e kreu të enjten e kaluar, gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Iranit dhe Izraelit/ShBA-së.

Tangsiri, i cili konsiderohej një nga komandantët më të rëndësishëm të flotës iraniane, mbikëqyrte përdorimin e raketave lundruese dhe rolin e IRGC-së në det, dhe kishte qenë i sanksionuar nga Thesari i SHBA-së që në vitin 2019 për aktivitetet e tij ushtarake dhe rolin e tij në zhvillimin e dronëve të armatosur.

Ai gjithashtu kishte udhëhequr përpjekjet e Iranit për të bllokuar në praktikë pjesë të ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të trafikut detar botëror për naftë.

Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet ushtarake në rajon janë shtuar ndjeshëm dhe zyrtarë të lartë iranianë dhe perëndimorë vazhdojnë të akuzojnë njëri‑tjetrin për përshkallëzim të konfliktit.

Top Channel