Socialisti Arbian Mazniku ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.
“Nuk është diskutim për konsum publik. Diskutimet bëhen në forumin e PS. Spiropali ka dhënë kontributin dhe vazhdon ta japë”, tha Mazniku.
Drejtuesi socialist i Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale pati edhe një përplasje me Auron Kalanë në “Shqipëria Live”.
“Së pari, PS pranoi që në momentin e parë që të ketë një numër të barabartë anëtarësh në komision, që ishte një kërkesë e bërë nga opozita në momentin e krijimit të komisionit. Kemi krijuar barazinë, kemi krijuar mekanizmat e ndërtuar brenda komisionit për të rënë dakord me opozitën. I pranuam bashkëkryerësin opozitës.
Unë besoj se duhet një argument që duhet bërë me detaje. Të kesh më shumë bashki nuk është një qëllim në vetvete. Ne duhet të kemi strukturat që në të njëjtën kohë arrijnë të në të njëjtën kohë arrijnë të realizojnë dy objektivat që janë në tension me njëra-tjetrën. Nga njëra anë na duhen bashki më efecientë, që do të thotë të kenë burime njerëzore, burime financiare, përgjegjshmërinë institucionale për t’i realizuar projektet e elektroneve të tyre, për të organizuar punët që kanë të bëjnë me strehimin, punët sociale, mjedisin etj. Nga ana tjetër, na duhet të krijojmë mekanizmin e drejtë të demokracisë, mënyrën si ndërvepron qytetari me institucionin. Krijimi i një ekuilibri mes eficensës dhe demokracisë është krijimi i sfidës që kemi bashkërisht.
Nëse nisim nga qëllimi i ngushtimit elektoral, që na duhen më shumë bashki që ne kemi mundësinë të fitojmë ndonjë nga këto bashkitë, atëherë nuk jemi duke i ofruar shërbim qytetarëve”, tha ndër të tjera Mazniku.
Top Channel