Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, prime i Big Brother VIP spostohet të mërkurën Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët foli për integrimin evropian, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama bllokoi procesin.
Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria mbeti në klasë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar.
Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte. Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Balluku. Do të ishte e padrejtë që të shkarkonim mbi Ballukun këtë përgjegjësi”, tha Berisha.
Kreu i opozitës, deklaroi se disa nga vendet e BE-së nuk kanë pranuar t’a votojnë raportin e IBAR, që vlerëson standardet e një vendi kandidat, pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut.
“Ky vendim (rrëzimi i kërkesës për Ballukun) detyroi një numër vendesh anëtare të BE që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit. Raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë”, tha Berisha.
“Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se derisa vendet anëtare të BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Kjo është e vërteta. Pra, Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara. Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim”.
Top Channel