Shpërthim i kontrolluar të gurëve në malin e Torovicës, ishin kthyer në rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës

30/03/2026 13:25

Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura të ushtrisë shqiptare bënë shpërthimin e kontrolluar të gurëve të mëdhenj në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej kohësh përbënin rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhës dhe Policinë e Shtetit. Komandati i batalionit xheniere të Forcave të Armatosura, Shkelzen Mhillaj tha se pas krehjes dhe evidentimit të zonës është kryer me sukses shpërthimi i 3 shkëmbinjve ndërsa ky aksion do të vijojë.

Nga ana tjetër Drejtoi i Emergjencave në bashkinë e Lezhës, Gjergj Prendi, tha se ky operacion kaloi me sukses, ndërsa në vijim do të jenë edhe dy operacione të tjera deri në asgjësimin e plotë të gurëve të cilët ishin kthyer në rrezik për banorët.

Kjo ndërhyrje synon të zgjidhë një problematikë të hershme, e cila ishte kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për zonën.

Top Channel