Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, prime i Big Brother VIP spostohet të mërkurën
Gjatë mbledhjes ku u paraqit panorama rreth negociatave me BE-në, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te reforma e inspektimit.
Sipas tij, reforma duhet mbrojtur nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike, teksa shton se ajo që ka nisur te AKU-ja, duhet të vazhdojë edhe te institucionet e tjera shtetërore.
“Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i reformës nga të gjitha ministrisë, në sensin e mbrojtjes të reformës nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Është e domosdoshme ajo që ka filluar me AKU-në, të vazhdoj të shtrihet në të gjithë inspektoratet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore ose potencialisht cilësore.
Të rejat dhe të rinjtë që janë të gatshëm të vihen në shërbim këtyre sfidave, por njëkohësisht kanë mundësinë të përfitojnë nga trajnimet, nga edukimi në vazhdim në këtë proces, në mënyrë që niveli i inspektimit të rritet ndjeshëm, pasi është kyç për të garantuar pastaj të gjitha ato reforma që janë duke u bërë në këto drejtime. Në fund të ditës, çështja shkon te zbatimi dhe zbatimi ka domosdoshmëri dhe monitorimin e vazhdueshëm.
Majlinda (Dhuka) përpara disa javësh na informoi për një kontroll të kryer nga institucionet e BE-së lidhur me pikat ku trajtohet gjëja e gjallë, lidhur me blegtorinë që është një nga komponentët më të vështirë të procesit në BE dhe ka qenë i tillë për të gjitha vendet që kanë hyrë para nesh.
Kontrollet e bëra kanë lënë një sërë detyrash, plotësimi i të cilave e çon më përpara progresin dhe e bën më të afërt plotësimin e kushteve në këtë fushë. Kërkon monitorim dhe kontroll sistematik nga ana e institucioneve tona.
E solla si shembull për të thënë se përse është e domosdoshme sot që këtë proces ta shoqërojmë me një rritje domethënëse të cilësisë së inspektimit. Inspektimin në burimet njerëzore dhe në teknologji siç kemi filluar, apo siç kemi bërë në disa fusha, apo siç po përpiqemi të zhvillojmë modele me teknologji digjitale në disa drejtime të tjera”, tha Rama.
Top Channel