“Ata janë të etur për të negociuar”, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë: Po vazhdojmë diskutimet private me Iranin Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend i është drejtuar kryetarit Niko Peleshi duke i thënë se qëllimisht nuk është njoftuar opozita për një takim me një delegacion ndërkombëtar që ka mbërritur sot në Tiranë.
Sipas saj, sot po mbahet një takim me komisionin e monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilin sipas saj nuk kanë marrë pjesë anëtarët e opozitës, pasi nuk kanë qenë në dijeni.
“Ajo që ka ndodhur sot është një tjetër situatë skandaloze në raport të parlamentit me ndërkombëtarët. Sot në Tiranë është një grup i caktuar nga komisioni i monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe opozita qëllimshëm nuk është njoftuar dhe është penguar që t’i takojë. Pse po e pengoni opozitën në takimet me ndërkombëtarët? Ju zoti Kryetar mbani përgjegjësi me skandalin që ka ndodhur”, u shpreh Vokshi.
Por Peleshi e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se opozita është njoftuar.
“Mos krijoni probleme aty ku nuk ka, unë vetëm para dy orësh jam vënë në dijeni nga stafi, nuk është e vërtetë kjo që thatë ju. Ka pasur një ftesë për anëtarët e delegacionit, janë njoftuar të gjithë, nga ana juaj është kërkuar të marrin pjesë edhe zëvendësuesit dhe unë kam thënë që mund të marrin pjesë. Para se të më akuzoni, pak më e saktë ju lutem”, u përgjigj Peleshi.
Top Channel