Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës

30/03/2026 11:23

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur këtë të hënë në GJKKO për procesin mbi pasuritë e të birit.

Nga gjykata e Posaçme, ai u shpreh se nuk ka fuqi për hakmarrje, ndërsa pretendon se djali i tij është ekzekutuar në Durrës.

Nuk kam fuqi për hakmarrje. S’kam pse interesohem, jam invalid. Këta s’duan të hetojnë”, mësohet të ketë thënë Musatafa Martinaj.

Prej më shumë tre vitesh Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, pasi është parë për herë të parë në gusht të vitit 2020. Kujtojmë se më 22 tetor të vitit që lamë pas, Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si të zhdukur.

Top Channel