“I kemi përmbushur detyrat që na la Brukseli”/ Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Italia, mbështetësi kryesor Dy ligje të rëndësishëm të miratuara dhe hyrë në fuqi që në fillimvit të 2026, Paqja Fiskale dhe Falja e Detyrimeve Tatimore dhe Doganore dhe Kamatëvonesave, tashmë ndodhen në duart e ndërkombëtarëve nëse do të marrin dritën jeshile për zbatim.
Ministri i Financave, në një konferencë për mediat i pyetur nga Top Channel, bëri të ditur se këto 2 ligje janë tashmë gati së bashku me aktet nënligjore.
“Duke qenë se janë dy ligje të diskutueshme, aktet i kemi përcjellë te partnerët ndërkombëtarë dhe po presim komente. Në momentin që do marrim përgjigje do vijojmë me publikimin dhe implementimin e tyre”, tha Malaj.
Institucionet ndërkombëtare kanë shprehur rezerva ndaj 2 ligjeve të cilat sipas tyre nuk përafrojnë plotësisht legjislacionin me BE dhe i hapin rrugë evazionit dhe korrupsionit.
Ndalur tek tregu i karburanteve, ministri i Financave në konferencë shpjegoi edhe sesi do të aplikohet ulja e taksës së akcizës nëse çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë.
“Mekanizmi do jetë i tillë: në momentin që Bordi i Transparencës do të përcaktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, automatikisht në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizës 20%, që përkon me përafërsisht 8 lekë, pra do të jetë 213 lekë”, shtoi ministri.
Për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, ministri Malaj bëri të ditur se nëse do të jetë e nevojshme të merren paketa ndihmëse për shtresat në nevojë, qeveria do të jetë e gatshme. Ndërsa si pjesë e kontrolleve nëpër shumë sektorë, pas ndërtimit, turizmit dhe tregut të hidrokarbureve, për formalizimin, kontrolle do të ketë edhe në mjekësi si dhe kujdesin estetik, për të cilët do të përcaktohen dhe paga referencë.
Një bilanc u paraqit në këtë konferencë të përbashkët me drejtorin e Doganave, Besmir Beja, dhe drejtorin e Tatimeve, Ilir Binaj, teksa rezulton se ecuria e ekonomisë shqiptare në 2 muajt e parë, të ardhurat arritën në 130.3 mld lekë.
Top Channel