Dyshohet se kreu marrëdhënie me nxënësen e saj, mësuesja e shkollës së mesme rrezikon 20 vite burg
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të fortë në Truth Social, ku pretendon se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin kanë bërë “përparim të madh” dhe se po bisedohet me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Teheran, edhe pse Irani e ka mohuar kategorikisht këtë.
Trump tha se SHBA-të mund të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me udhëheqjen e re të Iranit dhe se janë “bisedime të drejtpërdrejta dhe indirekte” për zgjidhjen e luftës. Ai nuk identifikoi se kush saktësisht përbën këtë “regjim të ri” dhe ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se udhëheqja reale e Iranit mbetet në dorë të strukturave ekzistuese, edhe pas vrasjes së udhëheqësit suprem dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij.
Por së bashku me mesazhin për negociata, Trump ka përsëritur kërcënimet e tij ushtarake: nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, SHBA do të sulmojë infrastrukturën kryesore të Iranit, përfshirë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin strategjik Kharg, një objektiv kyç për eksportet e naftës së Iranit.
Trump këmbëngul se sulmet do të vijojnë nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare jetike për tregtinë globale të naftës, e cila është mbyllur pjesërisht që kur lufta nisi më 28 shkurt.
Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë kanë mohuar negociatat direkte me Uashingtonin dhe kanë cilësuar deklaratat e Trump-it si të paqëndrueshme ose kontradiktore, duke thënë se nuk ka bisedime zyrtare për armëpushim apo marrëveshje.
Top Channel