“Në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me 0”, Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

30/03/2026 14:32

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së partisë Demokratike, foli për punimet në Kuvend, ndërsa tha se prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore.

Ai tha se në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me zero.

“Qytetarët duhet ta dinë se ne shkojmë në një parlament të pushtuar. Unë ju them shqiptarëve se, asnjë pushtues nuk do të sillej, ose nuk do të vendoste në parlamentin e një vendi, një regjim si ky, në të cilin opozita shumëzohet me zero. në të gjitha funksionet e saj kushtetuese.
Përpjekjet e jashtëzakonshme që bëjmë ne.

Sot Eno Bozdo, e patë në konferencë shtypi. Me përgjegjësinë e një deputeti dhe detyrën që ka në komisionin parlamentar, institucionet qeveritare sikur të ishin shpella mafioze, nuk i japim deputetit asnjë dokument. Imagjinoni ju se, si mund të kryejmë ne detyrimet si deputet, kur përjashtohemi nga çdo lloj informacioni apo dokumenti. Por ky është realiteti.

Në parlament, prej 8 muajsh ndalohet ngritja e komisioneve hetimore parlamentare. Me të drejtë qytetarët presin që ne të ushtrojmë funksionin themelor që kemi, transparencën dhe kërkesën e llogarisë. Kjo është e pamundur, përdorimi i mekanizmit parlamentar. Po pse është e pamundur? Sepse Edi Rama e di që çdo dosje që hapet është një incenerator i ri. Nuk lejon më. E pa që çdo dosje është një varr për hajdutët qeveritar, ndaj nuk i lejon më.

Në parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me zero. E shikoni ju Olta Xhaçkën, monumenti i turpit. Ka vjedhur me të shoqin 10 mijë metër katror tokë dhe është dënuar kryetari i Bashkisë së Himarës se ka firmosur dokumentet. Gjykata Kushtetuese dy herë ka vendosur, por e mban Edi Rama në parlament.
Pra, kjo është situata, kjo është gjendja. Dhe në këtë situatë është vetëm opozita.
Për të mos thënë pastaj mediat, të cilat nuk i dëgjoni të trajtojnë asnjë nga këto probleme. Asnjë nga këto probleme, që kanë të bëjnë me fatet e vendit, me fatet e njerëzve të thjeshtë, me xhepat e njerëzve të thjeshtë, me jetën e tyre.

Do të stisin dhe stërstisin lloj-lloj temash, vetëm e vetëm që të mbulojnë këto të vërteta”, tha ai.

Top Channel