Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i duhen fillimisht konsultime të brendshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe më pas të dërgojë ftesa drejt liderëve të partive opozitare.

“E marrim me seriozitetin më të lartë. Kemi kohë deri më 28 prill, kemi 30 ditë, jo 3 ditë. Do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shumë. Dhe mua më nevojiten konsultimet e brendshme, dhe menjëherë dërgoj ftesa me partitë opozitare. Është e rëndësishme të kemi sukses. Në këtë kuptim, çështja është e rëndësisë së lartë,” tha Kurti.

Ai tha në konferencë për shtyp se “është mirë” që të jenë “85 a 86” në sallë “për të qenë të sigurt” që zgjedhjet presidenti.

“Duhet të presim që të ndodhin ato takime. Do të bëjë ftesa. Padyshim që do të bëjë ftesa për takime, për kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim rrugët para që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, dhe po e ritheksojë që nuk besoj është të mirë jemi veç 81, duhet të jemi 85 a 86 që të jemi të sigurt që ta zgjedhim presidentin, dhe për këtë do të zhvilloj takime, por çfarë oferta e kërkesa do të ketë në ato takime, duhet të presë të ndodhin ato takime,” tha ai.

Top Channel