Buldozeri përplas turmën me njerëz në tregun e hapur në Pekin, të paktën 13 të vdekur dhe shumë të plagosur
Hamasi reagoi ndaj ligjit të ri për dënimin me vdekje, të miratuar sot nga Izraeli, duke theksuar se ai ilustron politikën “e përgjakshme” të tyre.
Parlamenti izraelit e miratoi projektligjin në leximin e dytë dhe të tretë, i cili parashikon vendosjen e dënimit me vdekje për personat e dënuar për terrorizëm.
Ligji përcakton se “kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit për arsye racizmi ose armiqësie ndaj një komuniteti, dhe me qëllim dëmtimin e Izraelit dhe rilindjes së popullit hebre në tokën e tij, do të përballet me dënimin me vdekje.” Në praktikë, kjo dispozitë do të zbatohet kryesisht për palestinezët e dënuar për sulme kundër Izraelit.
Projektligji u miratua me 62 vota pro dhe 48 kundër. Kryeministri Netanyahu dhe ministri i tij, Itamar Ben-Gvir, votuan pro, dhe ky i fundit u pa duke festuar me shampanjë.
Top Channel