“Negociatat po përparojnë”/ Trump kontradiktor, lëshon kërcënim të ri ndaj Iranit 30/03 14:01
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e ka cilësuar si “të tepërt dhe të paarsyeshme” paketën prej 15 pikash të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Iran International me seli në Londër, Baghaei theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Uashingtonin, ndërsa mesazhet nga SHBA-ja kanë ardhur përmes ndërmjetësve, përfshirë Pakistanin.
Ai shtoi se qëndrimi i Iranit mbetet i qartë dhe se vendi do të vazhdojë të përqendrohet në kuadrin e vet për çështjet në diskutim.
Top Channel