IDF godet sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore pranë Detit Kaspik, autoritetet: Përbënin kërcënim për operacionet izraelite

30/03/2026 16:39

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë kryer një sulm ndaj sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore pranë Detit Kaspik, në veri të Iranit, më shumë se 1,600 kilometra larg territorit izraelit.

Sipas deklaratës së ushtrisë, avionët e Forcave Ajrore Izraelite shënjestruan një objektiv të fshehur në një zonë të pyllëzuar, gjatë një serie sulmesh ajrore të zhvilluara një ditë më parë. Objektivi përfshinte sisteme që, sipas IDF-së, përbënin kërcënim për operacionet ajrore izraelite.

Ky veprim, sipas burimeve ushtarake, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të zgjeruar epërsinë ajrore mbi Iranin.

Top Channel