Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ “Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari i përgjigjet Balliut: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhnit ju
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të fortë falë përmbushjes së detyrave të lëna nga Brukseli, por edhe falë synimit të BE-së për ta çuar para zgjerimin.
Në një intervistë për RAI, kryeministri shtoi se Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë, dhe se Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, sipas tij ka hyrë në një fazë të re falë qeverisë italiane.
“Italia nuk është një nga mbështetësit kryesorë, por Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë. Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, në të vërtetë, falë kësaj qeverie që është në Itali, përfundimisht ka hyrë në një fazë të re”, u shpreh kryeministri.
Bashkëpunimin mes dy qeverive për ndërtimin e Korridorit 8 e thekson edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë.
“Po. Është një korridor paneuropian i ndërlidhjes, i linjave të transportit, hekurudhave, rrugëve tokësore, digjitalizimit, porteve, aeroporteve, etj. Do të lidhë dy dete, Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Është një projekt lindje-perëndim. Ministri Tajani erdhi kohët e fundit në Shqipëri për eventin e Korridorit 8 për t’i mëshuar rëndësisë që ka kjo linjë e re si në terma strategjikë, të sigurisë, stabilitetit dhe lëvizshmërisë ushtarake, por edhe në anën e përfitimeve të ndërmarrjeve tona”, u shpreh ai.
Rama u pyet edhe për projektin 1 miliard euro të linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë, duke e konsideruar këtë një projekt të rëndësishëm përtej Italisë.
“Është e vërtetë që kemi firmosur një marrëveshje trilaterale mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve Arabe për këtë projekt, që është sërish një projekt strategjik i Europës që nis nga Shqipëria dhe Italia”, tha Rama.
Top Channel