Gjashtë ushtarë izraelitë plagosen në Liban gjatë luftimeve me Hezbollahun, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën

30/03/2026 09:19

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se gjashtë ushtarë izraelitë u plagosën në incidente të ndara në Liban, pas një serie sulmesh të realizuara nga Hezbollah dhe aksidenteve operativë.

Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë pas një rakete antitank që u qëllua drejt tyre në jug të Libanit dje pasdite.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, tre ushtarë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë, kur një dron ra pranë tyre. Po ashtu, një ushtar tjetër u plagos pas një “aksidenti operativ”. Të gjithë ushtarët janë dërguar për trajtim në spital.

Luftimet e fundit filluan pasi Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka qëlluar me raketa në veri të Izraelit, si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit dhe sulmet ndaj grupit Hezbollah. Pasi ndodhi përshkallëzimi, më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë në Liban, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.

Izraeli ka njoftuar se synon të marrë kontrollin e një pjese të madhe të Libanit jugor si pjesë e fushatës së tij kundër Hezbollahut, një grup militant i mbështetur nga Irani.

Ky veprim mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës dhe rrezikon të ndotë më tej marrëdhëniet midis Izraelit dhe Libanit, si dhe të destabilizojë rajonin.

Top Channel