Ndryshon skema e subvencioneve/ Hiqet nafta falas, rritet shpërblimi për krerë, sipërfaqe dhe zgjoje
Donald Leka është përzgjedhur si një nga anëtarët e parë të “Principals” në platformën prestigjioze Semafor World Economy, një forum që konsiderohet gjerësisht si “Davos-i amerikan” për ekonominë globale.
Në një njoftim publik, Leka shprehet i nderuar për ftesën dhe falënderon themeluesin dhe CEO-n e Semafor, Justin B. Smith, si dhe bashkëkryetarët Ken C. Griffin, Henry R. Kravis, Penny S. Pritzker dhe David M. Rubenstein për besimin e treguar.
Ai do të marrë pjesë në takimin vjetor të këtij forumi, i cili do të zhvillohet në Uashington D.C., nga 13 deri më 17 prill 2026, ku pritet të mblidhen rreth 450 drejtues të lartë globalë, politikëbërës dhe inovatorë nga fusha të ndryshme.
Në reagimin e tij, Leka thekson se kjo pjesëmarrje vjen në një moment të rëndësishëm për botën, të karakterizuar nga paqëndrueshmëri gjeopolitike dhe transformime të shpejta teknologjike e ekonomike. Ai shpreh gatishmërinë për të kontribuar në diskutime dhe për të ndihmuar në ndërtimin e zgjidhjeve për sfidat më të mëdha globale.
Semafor World Economy është një iniciativë që bashkon liderë të nivelit të lartë për të adresuar kompleksitetin ekonomik në epokën e inteligjencës artificiale, tensioneve gjeopolitike dhe sfidave të qëndrueshmërisë. Programi “Principals” përfshin figura të përzgjedhura me kujdes, të nominuara nga kolegë dhe institucione, bazuar në lidershipin, idetë dhe ndikimin e tyre konkret në ekonomi dhe shoqëri.
Përfshirja e Donald Lekës në këtë rrjet elitë shihet si një tjetër tregues i rritjes së profilit të tij në skenën ndërkombëtare.
Top Channel