Buldozeri përplas turmën me njerëz në tregun e hapur në Pekin, të paktën 13 të vdekur dhe shumë të plagosur
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shprehu optimizëm lidhur me situatën në Iran, duke thënë se pavarësisht raporteve të ndryshme, negociatat janë ende në vazhdim.
Leavitt thekson se lidershipi iranian ose pjesa që ka mbetur prej tij është “gjithnjë e më i etur” për të negociuar.
Megjithatë, zyrtarët iranianë publikisht e kanë minimizuar rëndësinë e bisedimeve dhe kanë theksuar se çdo mesazh midis palëve ka kaluar përmes ndërmjetësve.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte vënë më parë në pikëpyetje seriozitetin e përpjekjeve të SHBA-së për të negociuar një përfundim të besueshëm të konfliktit.
Leavitt këmbëngul se komente të ngjashme nga zyrtarët iranianë janë vetëm “pozicionime publike” dhe se diskutimet private janë “shumë të ndryshme”.
Top Channel