Analiza e Politico-s: Si u bë Viktor Orban miku më i mirë i Vladimir Putinit në BE 30/03 13:40
Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të hënë në Trivolzio, në Itali, ku një autobus shkolle, me dhjetë fëmijë në bord të moshës 6–11 vjeç, një ose më shumë shoqërues dhe drejtuesin e mjetit, është përplasur me një makinë.
Sipas raportimeve të Milano Today, në vendngjarje janë dërguar gjashtë ambulanca dhe tre makina mjekësore. Fatmirësisht, asnjë nga fëmijët nuk ka pësuar lëndime serioze.
Ndërkohë, drejtuesi 20-vjeçar i makinës ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ka marrë gjithashtu lëndime dhe është transportuar në spital.
Top Channel