Stenaldo Mëhilli hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

29/03/2026 14:06

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, ishte i ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku ka folur për herë të parë për ish të dashurën e tij.

Gjatë bisedës ai është shprehur se ka qenë një lidhje rreth 7-8 muajsh dhe së për të ka qenë pak e vështirë pasi ai me ish të dashurën jetonin në qytete të ndryshme.

“Është bukur të dashurosh, lidhja që unë kam pasur ka qenë lidhje e gjatë, ka zgjatur 7-8 muaj, ne ishim larg edhe ajo ishte një gocë shumë, shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë ta shikoje për të thënë që është e bukur. Histori më e bukur për jetën time, por jo e vetmja. Ne bënim rrugët me tren për t’u takuar me njeri-tjetrin pasi jetonin larg”, tha Stenaldo.

I pyetur nga moderatoria Kiara Tito në lidhje me vëllain e tij, ai është shprehur se më të do të takohet shumë shpejt.

“Disa gjëra në jetën e çdo kujt janë shumë të dhimbshme edhe meritojnë të jenë private. Unë edhe Xhole do takohemi shpejt edhe dua të kem një bisedë shumë të gjatë me të”, tha ish-banori.

Top Channel