Rrethi Katror/ “Serbia synon daljen në Adriatik mes Shqipërisë”, Rexhaj tregon skenarët e mundshëm nëse shpërbëhet NATO. Cako ‘nxjerr’ sekretet e Vatikanit

29/03/2026 22:56

Albatros Rexhaj ka folur në ‘Rrethi Katror’ për armatosjen e Serbisë, të cilën e ka komentuar si armatosje në mënyrë të frikshme.

Sipas tij, Serbia po përgatitet për skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi botëror, nga e cila Serbia mund ta shfrytëzojë rastin për të imponuar hegjemoninë e saj në rajon.

“Serbia po armatoset në mënyrë të frikshme. Të gjithë analistët shtrojnë një pyetje: Serbia është e rrethuar nga vende të NATO-s dhe BE-së dhe po armatoset në mënyrë të frikshme. Kundër kujt mendon të luftojë? Nëse këto vende që janë përreth janë në BE, a do të luftojë kundër këtyre? Nuk janë në kufi me Iranin apo Izraelin. Ata po përgatiten për atë skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi botëror. Do ta shfrytëzojnë rastin për të imponuar hegjemoninë e tyre në rajon. Ata kanë dy synime: daljen në Adriatik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe rikthimin e territoreve që kanë humbur në Bosnje dhe Kroaci.

Ata thonë që kur të ndodhë tërheqja amerikane nga Europa, ai do të jetë momenti i tyre. Shqipëria i është përgjigjur kësaj duke krijuar aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Hipoteza është që në rast të shpërbërjes së NATO-s, Maqedonia dhe Mali i Zi mund të rreshtohen krah Serbisë. Unë mendoj që ky supozim është i saktë”, u shpreh Rexhaj.

Nga ana tjetër, analisti Alfred Cako ka treguar se çfarë sekretesh mban brenda tij Vatikani, sekrete kyçe për historinë e botës.

“Arkivat e Vatikanit vërtet kanë shumë sekrete, por midis të tjerave janë disa sekrete për këto momente kyçe të historisë. Në radhë të parë, nuk dihet se çfarë ka ndodhur në historinë e Dhjatës së Vjetër dhe historinë e Kainit dhe Abelit. Kishte filluar të bëhej problem që Perandoria Romake të kërkonte ushtarë.

Edhe historia me kalorësit Templarë, ku Jacques de Molay është thirrur nga Papa Klementi dhe pasi ai e ka siguruar, pas një konflikti që kishte me mbretin Filipi IV, Papa i premtoi De Molay-t dhe e ka ngrënë fjalën Papa Klementi. Kur u dogj De Molay në turrën e druve, ai mallkoi edhe Filipin dhe Klementin dhe tha: brenda vitit shpresoj që të shihemi në botën tjetër. Dhe të dy ata vdiqën brenda vitit. Këto ngjarje janë zhvilluar në Vatikan”, u shpreh Cako.

Top Channel