Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vinë, do t’i vëmë flakën
Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane.
Çifti i cili është mbajtur për gati tre muaj në një burg federal në Brooklyn, deklaroi se janë mirë, të palëkundur dhe të qetë.
“Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të shpërndarë në llogarinë e Maduros në rrjetin X.
— Nicolás Maduro (@NicolasMaduro) March 28, 2026
Sipas akuzave, Nikolas Maduro, bashkëshortja e tij Silia Flores, djali i tyre dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës që nga viti 1999, në bashkëpunim me grupe të shpallura terroriste nga SHBA. Ata akuzohen gjithashtu për trafik droge drejt SHBA-së dhe përdorim armësh të paligjshme për realizimin e aktivitetit kriminal.
Autoritetet amerikane pretendojnë se para se të bëhej president, Maduro kishte ndihmuar trafikantët e drogës me dokumente dhe mbështetje logjistike, ndërsa pas marrjes së pushtetit në vitin 2013 lejoi që trafiku i drogës të zhvillohej në favor të tij dhe rrethit të tij.
Top Channel