Pas kërcënimeve nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, Universiteti Amerikan i Bejrutit pezullon përkohësisht procesin mësimor
Policia franceze ka parandaluar një sulm të dyshuar me bombë pranë një ndërtese të Bankës Amerikane në Paris, njoftuan autoritetet.
Një person është ndaluar, ndërsa një tjetër ka arritur të arratiset. Prokuroria kombëtare anti-terrorizëm (PNAT) ka hapur një hetim për veprime të dyshuara me natyrë terroriste.
Veprat e dyshuara përfshijnë, tentativë për shkaktim dëmi me zjarr ose mjete të rrezikshme, prodhimin e pajisjeve shpërthyese, posedimin dhe transportin e këtyre pajisjeve me qëllim për të shkaktuar dëme të rrezikshme, si dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale me natyrë terroriste.
“Urime për ndërhyrjen e shpejtë të një njësie të prefekturës së policisë së Parisit, që bëri të mundur parandalimin e një akti të dhunshëm me natyrë terroriste gjatë natës në Paris, vigjilenca mbetet në një nivel shumë të lartë”, tha Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, duke përgëzuar të gjitha forcat e sigurisë dhe inteligjencës, të mobilizuara plotësisht nën drejtimin e tij në kontekstin aktual ndërkombëtar.
Sipas medias AP News, policët vëzhguan dy të dyshuar që mbanin një çantë në dorë pranë Bankës Amerikane në kryeqytetit francez. Njëri nga të dyshuarit, duke mbajtur një çakmak, po përpiqej të ndizte një pajisje, ndërsa tjetri arriti të arratiset.
Që nga shpërthimi i luftës në Iran, autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë personale për disa figura të opozitës iraniane dhe kanë shtuar sigurinë rreth vendndodhjeve që mund të jenë objektiv, përfshirë ato të lidhura me interesat amerikane dhe komunitetin hebre, tha më parë Nuñez.
Top Channel