Marco Bezzecchi ishte i paarritshëm në Çmimin e Madh të Austin në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Aprilias, regjistroi në pistën teksane fitoren e 5 radhazi duke marrë parasysh edhe fundin e sezonit të kaluar, duke lënë pas një tjetër pilot të Aprilias, Jorge Martin ndërkohë që në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Pedro Acosta me KTM

Mbeti jashtë podiumit Fabio Di Giannantoio që e nisi garën nga pole position me pilotin e Ducati VR46 që u rendit në vendin e katërt duke lënë pas Marc Marquez në të pestin pas një beteje me Bastianinin, me spanjollin që e nisi garën me një penalizim pas një incidenti të shkaktuar në Garën Sprint të së shtunës. 

Klasifikimi vijon me nënkampionin e botës Alex Marquez në vendin e 7, i ndjekur nga Francesco Bagnaia në të tetin. I pafat ishte Ai Ogura që po zhvillonte një garë të mirë me japonezin që e braktisi atë kur kishin mbetur 5 xhiro nga fundi i saj për shkak të një problemi mekanik. Në klasifikimin e përgjithshëm, Bezzecchi merr kryesimin me 81 pikë, 4 më shumë se Jorge Martin, ndërsa në vendin e tretë është Pedro Acosta me 60 pikë të grumbulluara.

Top Channel