Dështon surpriza romantike e Mateos, Brikena nuk reagon pas luleve të vendosura në krevat nga banori
Këtë të diel është rikthyer sërish “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio ku banorët po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje mbi zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një nga panelet ka qenë Miri dhe Selin, teksa i ftuar ishte Rogerti. Gjatë emisionit Rogerti u pyet nga Miri se cilët mund të jenë 5 finalistët në “Big Brother” sipas tij.
“Unë mendoj që do jenë 4, por meqë po më kërkohen 5 atëherë ata janë: Miri, Rogert, Selin, Juela, Brikena”, u shpreh Rogerti.
Ndërsa për Mirin u shpreh se ai duhet të jetë finalisti i parë dhe do ishte më i kënaqur për atë sesa për veten e tij.
“Miri e meriton finalen më shumë sesa të gjithë ne, ai më ka mbështetur, më ka sjellë qetësinë, jemi ndoshta dyshja më e fortë në historinë e Big Brother-it”, u shpreh ai.
View this post on Instagram
Top Channel