Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin, kërcënohet tregtia globale

29/03/2026 10:22

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani i janë bashkuar të shtunën luftës, duke lëshuar dy raketa drejt Izraelit.

Ekspertët thonë se përfshirja e “Houthi” mund të dëmtojë më tej transportin global të mallrave nëse ata sërish shënjestrojnë anijet në ngushticën Bab el-Mandeb pranë Detit të Kuq, përmes së cilës kalon zakonisht rreth 12% e tregtisë botërore.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se Lindja e Mesme do të shndërrohet në një varrezë për ushtarët amerikanë, duke e intensifikuar edhe më tej luftën amerikano-izraelite kundër këtij shteti.

Deklaratat nga Irani vijnë një ditë pasi Izraeli kërcënoi se do ta përshkallëzojë dhe do ta zgjerojë fushatën ushtarake, duke goditur objektet bërthamore të këtij shteti.

Teherani reagoi duke ka sulmuar një bazë ushtarake në Arabinë Saudite që shkaktoi plagosjen e disa personave dhe dëmtimin e disa avionëve.

Edhe në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë raportuar për 11 zona të goditura. Shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në Jerusalem.

 

Top Channel