“Bisedimet mes SHBA dhe Iranit do të zhvillohet në ditët në vijim”, ministri i Jashtëm i Pakistanit: Jemi të kënaqur që…

29/03/2026 22:29

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, ka deklaruar se bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohen në Pakistan “në ditët në vijim”, pa sqaruar nëse ato do të jenë të drejtpërdrejta apo të tërthorta.

Deri më tani, Teherani dhe Uashingtoni nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë nismë.

Dar theksoi se Pakistani është “shumë i kënaqur” që të dyja palët kanë shprehur besim në rolin e tij si ndërmjetës në këtë proces diplomatik.

Deklarata e tij vjen pasi Pakistani priti bisedime me Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit me Iranin.

Top Channel