I vihet flaka kontenierëve të mbeturinave në mes të Vlorës, kërkohen përgjegjësit
28/03/2026 10:58
Kontenierëve të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës i është vendosur flaka, pranë aksit Transballkanik, gjatë mesditës së sotme.
Dëmet janë të pakta, por flakët kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas informacionit, rasti është referuar tashmë në polici, ndërsa autoritetet po kërkojnë të marrin masa sa më shpejt për të zbardhur ngjarjen dhe për të parandaluar incidente të ngjashme.
Top Channel