Rogerti duket se ka në plan dhe kërkon që Miri dhe Selin që të bashkohen, por Miri thotë se kjo dëshirë e tij mund të jetë provokim.

“Unë aleancë nuk kam kërkuar me asnjë”, tha Miri duke përjashtuar një ‘bashkim’ me Selin.

“Miri te unë ka lënë derë hapur, ndërsa unë ia kam mbyllur. Sa për pjesën se çfarë thotë Rogerti, në të vërtetë në fokus ai ka veten dhe Mirit i intereson që thjeshtë të flitet për këtë. Rogerti ka në fokus vetëm ligësinë e vet. Do që unë të tregohem mendjelehtë dhe të pranoj ortakërinë me Mirin dhe kështu ai e sheh Mirin edhe më të dobët”, tha Selin.

“Nuk shoh gjë të keqe që Miri që e ka ndihmuar në gjithë ato ditë, këta të kenë një urë komunikimi me Selin. Unë dua që këta të bashkohen nga ana njerëzore”, tha Rogerti.

 

 

Top Channel