Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Sipas autoriteteve, 13 persona u arrestuan në Tel Aviv dhe pesë të tjerë në Haifa, ndërsa demonstrata u zhvilluan edhe në Jerusalem dhe Beersheba.
Këto protesta shënojnë një zhvillim të ri, pasi për herë të parë grupe antiqeveritare iu bashkuan demonstratave kundër luftës. Në javët e para të konfliktit, protestat organizoheshin kryesisht nga aktivistë të krahut të majtë.
גם מחוץ לכיכר הבימה, אחרי פיזור ההפגנה, שוטרים דוחפים באלימות קשה.
אחת השוטרות "אני אדחוף אותך עוד פעם, זה יעזור לך להתקדם, יאללה ת'קדם"תל אביב 28/03/2026📹 רועי בושי Roi Boshi pic.twitter.com/phEsPDktLp
— אלימות ישראל (@Alimut_Israel) March 28, 2026
המשטרה מפנה בכוח מפגינים נגד המלחמה בתל אביב.
צילום: יאיר פולדש pic.twitter.com/jCnRw0rtcH— הארץ חדשות (@haaretznewsvid) March 28, 2026
Në Haifa, rreth 100 protestues dolën në rrugë duke valëvitur flamuj izraelitë duke brohoritur slogane kundër konfliktit. Një prej pankartave të mbajtura nga demonstruesit lexonte: “Miliona fëmijë po rriten në strehimore”. Situata u tensionua kur disa pjesëmarrës tentuan të bllokonin një rrugë, çka bëri që policia ta shpallte tubimin të paligjshëm dhe të ndërhynte me arrestime. Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa nga të ndaluarit nuk dukeshin se po pengonin trafikun në momentin e arrestimit.
Ndërkohë, në Tel Aviv, policia shpërndau një tjetër tubim në sheshin Habima, duke argumentuar se ai shkelte rregulloret e kohës së luftës, të cilat kufizojnë tubimet publike në maksimum 50 persona. Autoritetet thanë se ekzistonte “rrezik real për jetën njerëzore”, çka çoi në vendimin për shpërndarjen e protestës me urdhër të komandantit të policisë së distriktit Yarkon, Tzachi Sharabi.
Pas përfundimit të demonstratës në Tel Aviv, forcat e Policisë Kufitare u panë duke shtyrë me forcë disa pjesëmarrës që po largoheshin, ndërsa në një tjetër incident, një protestues u kap nga këmisha dhe u hodh në tokë. Gjithashtu, raportime nga vendngjarja tregojnë se policia vendosi duart mbi kreun e Hadash-Ta’al, Ayman Odeh, pavarësisht imunitetit të tij parlamentar.
Ngjarjet pasqyrojnë rritjen e tensioneve të brendshme në Izrael, teksa konflikti me Iranin vijon të ndikojë jo vetëm në rajon, por edhe në klimën politike dhe sociale brenda vendit.
Top Channel