Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve pakistaneze
Mijëra qytetarë dolën në protesta në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të Evropës kundër politikave të Presidentit amerikan Donald Trump dhe luftës në Iran, në kuadër të lëvizjes “Pa Mbretër”.
Sipas raportimeve të Associated Press, një nga tubimet më të mëdha u mbajt në Kapitolin e Minnesota në St. Paul, ku dhjetëra mijëra protestues u mblodhën duke mbajtur pankarta dhe flamuj amerikanë të përmbysur, simbol i gjendjes së jashtëzakonshme.
No Kings, No Tyrants protest!
This is in Rome, Italy✊🏼🇮🇹
pic.twitter.com/rduBR2uh2d— Earth Hippy 🌎🕊️💚 (@hippyygoat) March 28, 2026
Holy shit! This is No Kings in Boston, Massachusetts. 🙌💪👏✊️👇 pic.twitter.com/qgBg1z8WPs
— Bill Madden (@maddenifico) March 28, 2026
Protestat u shtrinë nga New York City deri në zona më të vogla si Driggs në Idaho, ndërsa organizatorët njoftuan mbi 3,100 ngjarje në të gjithë vendin. Kërkesat kryesore përfshinin kundërshtimin ndaj luftës në Iran, politikave të ashpra të emigracionit dhe kufizimeve të të drejtave civile.
Tubimi në Minnesota u shoqërua edhe me performanca artistike, ku muzikanti Bruce Springsteen interpretoi një këngë dedikuar protestave dhe viktimave të dhunës, duke theksuar rëndësinë e reagimit qytetar.
Bruce Springsteen speaks at No Kings:
"Federal troops brought death and terror to the streets of Minneapolis. They picked the wrong city. The power and the solidarity of the people of Minneapolis and of Minnesota was an inspiration to the entire country. Your strength and your… pic.twitter.com/lgtvjnPohZ
— Headquarters (@HQNewsNow) March 28, 2026
Ndërkohë, reagimet nga republikanët ishin kritike. Zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë i minimizuan protestat, duke i cilësuar si të nxitura nga rrjete të majta dhe me ndikim të kufizuar.

Protesta u zhvilluan edhe jashtë SHBA-së. Në Rome, Londër dhe Paris, qindra e mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër luftës dhe politikave të Trump, duke bërë thirrje për paqe dhe respektim të të drejtave të njeriut.
Organizatorët thanë se pjesëmarrja këtë herë pritej të arrinte deri në 9 milionë persona, duke e bërë një nga mobilizimet më të mëdha kundër politikave të administratës amerikane në vitet e fundit.
Top Channel