Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një 81-vjeçar italian, detajet e para Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10, ndërsa 3 kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Renaldo Xhixho, pronari i servisit për shërbim tapicerie ku ndodhi ngjarja.
Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar.
Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.
Top Channel