Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një 81-vjeçar italian, detajet e para
Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi mashtronte mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave dhe institucioneve të tjera.
Sipas Policisë, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast. Arrestimi ndodhi ndërsa po merrte 56,000 lekë të reja nga një shtetas në Sarandë. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit u sekuestruan.
Hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të 26-vjeçarit në qytete si Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier dhe Berat. Policia njofton se vijon puna për dokumentimin ligjor të të gjitha rasteve të tjera të mashtrimeve.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon qytetarët dhe institucionet për bashkëpunimin, duke inkurajuar çdo qytetar të denoncojë raste të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë dhe në përputhje me ligjin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel