Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok/ E pësojnë 11 administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve
Dy raste dhunë janë raportuar nga policia e Korçës.
Një 16-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi sipas policisë, për motive të dobta ka goditurme dru një 21-vjeçar, i cili është dërguar te Trauma.
Po ashtu, një 67-vjeçar në Korçë, ka goditur me dru një 53-vjeçar.
“Arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi dje në qytetin e Korçës, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur në kokë me mjet të fortë (dru) një 21-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. G., 67 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, dyshohet se ka goditur në kokë me send të fortë (dru), një 53-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë”-njofton policia.
Top Channel