Oscarët me shtëpi të re në 2029, Ceremonia e 101-të do të transmetohet për herë të parë edhe në YouTube
Aktorja e njohur turke, Ande Erçel, së cilës i ishte lëshuar një urdhër ndalimi për përfshirje në një rast droge, u kthye në Stamboll dhe u paraqit në Gjykatën e Çaglajanit për të dhënë dëshminë e saj para prokurorit.
Pas procedurës, ajo u dërgua në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore (ATK) për analiza toksikologjike, ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh.
Hetimi po kryhet nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit dhe përfshin gjithsej 16 të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë poseduar lëndë narkotike për përdorim personal ose kanë lehtësuar përdorimin e tyre.
Sipas raportimeve, mes të ndaluarve janë disa personazhe të famshëm në Turqi, si ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı, aktorja e njohur Hande Erçel, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.
Gjykata më vonë vendosi që Koray Serenli, Onur Talay, Sezgin Koysuren dhe Mustafa Tari duhet të mbahen në paraburgim në pritje të gjyqit. Tugce Ozbudak u vu nën kontroll gjyqësor, duke përfshirë një ndalim udhëtimi dhe arrest shtëpiak.
Operacioni u zhvillua në 16 vende në Stamboll, duke çuar në ndalimin e 14 të dyshuarve, ndërsa për dy të tjerë janë lëshuar urdhra arresti.
Oyuncu Hande Erçel, ünlülere yönelik ‘uyuşturucu’ soruşturması kapsamında ifade verdi pic.twitter.com/3eTNPVPonV
— Halk TV (@halktvcomtr) March 27, 2026
Top Channel