Propozimi i paqes me 15 pika kyçe, Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA pret në çdo moment përgjigjen e Iranit për propozimin e paqes
Irani pritet të japë përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan për paqe, i cili synon të përfundojë luftën në Lindjen e Mesme, sipas një burimi të afërt me çështjen.
Sipas Reuters, Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë informuar përmes ndërmjetësve se përgjigjja e Iranit mund të mbërrijë këtë të premte.
Lufta, e cila filloi kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.
Irani po shqyrtonte një propozim 15 pikësh, i dërguar përmes Pakistanit, që përfshinte kërkesa si çmontimi i programit bërthamor iranian, kufizimi i zhvillimit të raketave dhe dorëzimi i kontrollit të ngushticës së Hormuzit, sipas burimeve dhe raporteve.
Një zyrtar iranian i tha Reuters të enjten se zyrtarët e lartë kishin shqyrtuar propozimin dhe mendonin se ai shërbente vetëm interesave amerikane dhe izraelite. Megjithatë, zyrtari theksoi se diplomacia nuk ishte përfunduar.
Top Channel