“Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun: Qytetari digjital më ka informuar Sali Berisha, në daljen e tij të sotme para mediave, ka akuzuar Edi Ramën se ka lidhje me persona të lidhur me trafikun e drogës.
“Është e vërtetë që kartelet shqiptare të drogës, dhe jo vetëm shqiptare, përdorin edhe porte të tjera të vendeve evropiane për shkarkimin e ngarkesave të mëdha të kokainës. Por është e vërtetë se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria, në të cilin portet të jenë që të gjitha në dispozicion të karteleve të drogës.
Përfshi edhe portet e peshkimit. Pra, Edi Rama u përpoq të lajë duart si padrino i narkoshtetit duke akuzuar vendet partnere, drejt të cilave eksporton drogë dhe krim 24 orë në 24 orë, por këto janë përpjekje të kota se e vërteta është se edhe ato operacione antidrogë të kryera në Shqipëri janë ndërmarrë të gjitha pa përjashtim nga Europoli, Eurojust, DEA dhe agjencitë e zbatimit të ligjeve të vendeve partnere, Antimafia italiane, prokuroria gjermane”, u shpreh Berisha.
Sipas kryedemokratit, asnjë operacion i rëndësishëm nuk ka qenë iniciativë e policisë apo organeve shqiptare.
“Pra, në çdo fjalë, në çdo qëndrim, në çdo përpjekje të Edi Ramës, ai vetëm sa vetëdemaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama. Është vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Evropë që të t’u ketë dhënë trafikantëve miliona e miliona metër katror troje publike.
Shqipëria është sot lavatriçja më gjigante e kontinentit e parave të drogës. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se në BE.
Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, përpjekje të turpshme të Edi Ramës për të akuzuar vendet partnere në mënyrë që të mbulojë krimet e tij, lidhjet e tij monstruoze me drogën dhe shndërrimin e Shqipërisë në eksportues kryesor të krimeve, drogës dhe trafiqeve në kontinent”, pohoi Berisha.
Top Channel