Pranvera po vjen me shi e dëborë, por ja si do të jenë ditët në vijim dhe fillimi i muajit prill

27/03/2026 12:46

Sinoptikania nga Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Elida Maloçali në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, ka sjellë një pasqyrë të motit në ditët në vijim.

Ajo tha se dita e diel do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, ndërsa tha se fillimi i muajit prill pritet të mbizotërohet sërish nga reshjet e shiut.

“Edhe për fundjavë, të shtunën moti do të jetë më vranësira dhe alternime kthjellimesh. Shiu parashikohet prezent në pjesën më të madhe të territorit, nuk do mungojnë dhe shtrëngata afatshkurtër. Reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar në zonat malore. Përmirësim tw motit do të kemi të dielën dhe në javën që vjen.

Rikthim i reshjeve të shiut do të kemi në fillim të muajit, e po ashtu rikthim bore në relievet malore”, tha ajo.

Top Channel