Përfshihen nga dëbora zonat malore të Elbasanit, intensiteti i lartë edhe në fshatrat e Librazhdit
27/03/2026 07:20
Zonat malore të qarkut të Elbasanit janë përfshirën nga reshjet e dëborës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërcyku, në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit reshjet e dëborës janë mesatare.
Ndërsa me intensive reshjet e dëborës janë në fshatrat e Librazhdit, Steblevë dhe Qarrishtë.
Top Channel