Shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, agjenti i Shërbimit Sekret qëllon veten me armë
Një epokë e re për Oscar do të nisë në vitin 2029, kur ceremonitë do të zhvendosen nga Teatri Dolby, ku janë mbajtur që nga viti 2002, në Teatrin Peacock në kompleksin LA LIVE.
Ky teatër ka qenë vendi i Çmimeve Primetime Emmy që nga viti 2008 dhe tani do të presë për herë të parë Oscarët, në kuadër të një marrëveshjeje 10-vjeçare mes Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe AEG.
Çmimet Oscar të vitit 2029, të 101-tat në historinë e Akademisë, do të jenë gjithashtu të parat që do të transmetohen në YouTube, sipas një marrëveshjeje të veçantë të arritur në fund të vitit të kaluar.
In 2029, the #Oscars ceremony will be relocated from the Dolby Theatre in Hollywood, where it has been held since 2002, to the Peacock Theater at L.A. LIVE in downtown Los Angeles. https://t.co/uVQCvcZpnk pic.twitter.com/stebf41Dum
— The Hollywood Reporter (@THR) March 26, 2026
AEG do të kryejë përmirësime të gjera në Teatrin Peacock, duke përfshirë skenën, sistemet e zërit dhe ndriçimit, hapësirat prapa skenës dhe zonat e pritjes, për t’i përshtatur për nevojat e ceremonisë.
Drejtori Ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer dhe Presidentja Lynette Howell Taylor thanë se janë të emocionuar për bashkëpunimin me AEG dhe se LA LIVE do të bëhet vendi i përsosur për festimin global të kinemasë. Drejtori Kryesor i të Ardhurave të AEG, Todd Goldstein, shtoi se ky projekt do të ripërcaktojë përvojën e Oscarëve duke krijuar një mjedis që nderon kreativitetin dhe përsosmërinë.
Top Channel