Për herë të parë për një president në detyrë, firma e Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat amerikane Në Bruksel, eurodeputetët e parlamentit europian votuan me shumicë të madhe në favor të një ndalimi të sistemeve të inteligjencës artificiale të afta për te gjeneruar imazhe artificiale me lakuriqësi.
Të ashtuquajturit sisteme”nudifikuese” përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar ose manipuluar imazhe seksuale të qarta ose intime, që i ngjajnë një personi real të identifikueshëm, pa pëlqimin e atij personi.
Imazhe dhe video të tilla “dëmtojnë viktimat dhe shkelin të drejtat themelore të dinjitetit dhe privatësisë”, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit.
BE po reagon, ndër të tjera, ndaj incidenteve që ndodhën në fillim të këtij viti kur përdoruesit krijuan dhe shpërndanë miliona imazhe të seksualizuara të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të grave dhe fëmijëve në internet duke përdorur chatbot-in Grok, të zhvilluar nga miliarderi amerikan Elon Musk.
Disa vende dhe Komisioni Evropian kanë hapur hetime për Grok-un – disa e kanë bllokuar chatbot-in. Përveç rasteve të Grok-ut, ka “më shumë se njëqind aplikacione që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë tjetër dhe janë tërësisht të specializuara në krijimin e këtyre imazheve seksualisht eksplicite”, tha eurodeputetja e Gjelbër Alexandra Geese.
Përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në të gjithë BE, së pari duhet të arrihet një marrëveshje me shtetet anëtare të BE.
Top Channel