Austria planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 14 vjeç: Krijojnë varësi nga përmbajtjet e dëmshme
Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje të arritur pas negociatave të gjata brenda qeverisë së koalicionit midis të majtës, të djathtës dhe liberalëve, njoftoi qeveria.
“Është pothuajse e pamundur që prindërit të kontrollojnë kohën që fëmijët e tyre kalojnë” në këto platforma, të cilat janë krijuar për t’i bërë ata “të varur me vetëdije”, tha në një konferencë për shtyp zëvendëskancelari socialdemokrat Andreas Bäbler.
Qeveria planifikon të fusë një lëndë të re të detyrueshme në kurrikulat shkollore të titulluar “Media dhe Demokracia”, e cila synon të ndihmojë nxënësit të dallojnë realitetin nga trillimi dhe të dallojnë përpjekjet jodemokratike për ndikim, sipas projektligjit që pritet të dorëzohet deri në qershor.
Disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, Spanjën dhe Danimarkën, kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të vendosur kufizime moshe në përdorimin e mediave sociale, ndërsa të tjera po shqyrtojnë mundësinë e këtij veprimi.
Top Channel