5 importuesit më të mëdhenj të naftës dalin kundra vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës që fiksoi çmimet e tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend, përkatësisht në 203 dhe 175 lekë për litër (nga 214 dhe 199 lekë që ishin më parë).
Sipas importuesve të naftës ky çmim nuk mbulon kostot e blerjes së naftës. Për këtë arsye Shoqata e Hidrokarbureve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të ndërhyjë menjëherë për të shmangur shitjen nën kostot.
Në të kundërt tregtarët e naftës paralajmërojnë: pezullimin dhe kufizimin e shitjes me shumicë të naftës dhe benzinës; frenimin dhe kufizimin e procesit të zhdoganimit të karburanteve në Porto Romano, deri në një moment të dytë.
Top Channel