Për herë të parë për një president në detyrë, firma e Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat amerikane Ligjvënësit europianë votuan për ndëshkime më të ashpra ndaj emigrantëve dhe për deportimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë bllokut.
Masat, të kritikuara nga grupet e të drejtave të njeriut, janë pjesë e shtrëngimit të rregullave të emigracionit në Europë, si përgjigje ndaj presionit në të gjithë bllokun për të frenuar migracionin. Parlamenti Europian miratoi paketën me mbështetjen e grupeve të qendrës së djathtë dhe të djathtës ekstreme, me 389 vota pro dhe 206 kundër.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përshëndeti votimin si një “hap të rëndësishëm drejt bërjes më efektive të riatdhesimeve, forcimit të kontrollit kufitar dhe më në fund dhënies Europës një politike më të besueshme migracioni”. Italia ishte e para që ka hapur dy qendra për emigrantët në Shqipëri, në Gjadër dhe Shëngjin dhe kjo votë shkon pro politikës së saj.
Reforma do të lejonte në mënyrë të veçantë hapjen e qendrave të kthimit jashtë kufijve të BE-së, ku do të dërgohen emigrantët, kërkesat e azilit të të cilëve janë refuzuar. Ajo parashikon gjithashtu ndëshkime më të rënda për migrantët që refuzojnë të largohen, përfshirë ndalimin dhe ndalimet e hyrjes. Kjo çështje ka rezultuar përçarëse.
“Këto ligje të tmerrshme do të minojnë shoqëritë tona, do të rrisin frikën dhe do t’i shtyjnë njerëzit e pafajshëm të fshihen nga frika e burgut dhe deportimit,” tha Cecilia Strada, ligjvënëse italiane nga grupi i qendrës së majtë.
Disa vende të bllokut, përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e qendrave të kthimit. Megjithatë, një grup vendesh, përfshirë Danimarkën, Austrinë, Greqinë, Gjermaninë dhe Holandën, po ecën përpara dhe po shqyrton opsionet për ngritjen e tyre. Mbështetësit thonë se këto qendra mund të shërbejnë si faktor frenues dhe të dekurajojnë emigrantët që të përpiqen të arrijnë në Europë. Britania hoqi dorë nga një skemë për deportimin e emigrantëve pa dokumente në Ruandë, ndërsa strukturat e drejtuara nga Italia për përpunimin e emigrantëve në Shqipëri janë përballur me sfida ligjore dhe interes të ulët.
Top Channel