Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni dhe shumë kohë

26/03/2026 12:21

Presidenti Donald Trump shprehu sot zhgënjim me qasjen e Iranit ndaj negociatave, duke paralajmëruar se koha për një marrëveshje po mbaron.

“Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe ‘të çuditshëm’. Ata po na ‘luten’ të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë meqenëse janë zhdukur ushtarakisht, me zero shanse për një rikthim, e megjithatë ata deklarojnë publikisht se po ‘shqyrtojnë vetëm propozimin tonë’. GABIME!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, NUK KA KTHIM, dhe nuk do të jetë aspak e bukur”, shtoi ai.

Postimi i Trump vjen ndërsa ai tha më parë këtë javë se SHBA-të dhe Irani po negocionin për t’i dhënë fund konfliktit, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm nga qëndrimi i tij i mëparshëm.

Paralajmërimi i presidentit vjen gjithashtu pas komenteve të djeshme, në të cilat ai tha se Irani dëshiron “të bëjë një marrëveshje kaq shumë, por ata kanë frikë ta thonë atë” publikisht nga frika e pasojave të brendshme.

Top Channel