“SPAK nuk ekziston më”, Berisha: Tani hyn në fuqi vendimi famëzi ‘Sadushi’, nuk lejon më arrestimin pa vendim përfundimtar

26/03/2026 14:17

Sali Berisha ka deklaruar sot se SPAK nuk ekziston më dhe se misioni i tij ka humbur.

Sipas Berishës SPAK nuk po heton njerëzit e lidhur sipas tij më Ramën, teksa shton më tej se kjo dëshmon se kryeministri ka kontrollin ndaj tij.

“Ajo çka dua të them, nuk kam pasur kurrë dyshim se, SPAK është në kontroll të plotë të Edi Ramës. Këtë nuk kam dyshuar.

Duhet pranuar se de fakto, SPAK nuk ekziston më. Misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar”, tha Berisha.

Jo vetëm të korruptuarit, Berisha akuzoi Ramën se po mbron bosët e krimit me duart e kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

“Tani hyn në fuqi vendimi famëzi ‘Sadushi’. Vendim i cili nuk lejon më arrestimin pa vendim përfundimtar të bosëve të karteleve të drogës, dhe anëtarëve të organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të qeverisë shqiptare.

Natyrisht SKAP ka një numër, 20 prokurorë, 80 BKH-ista. Midis tyre sigurisht ka njerëz që bëjnë ligjin, besnik të ligjit. Por ka pastaj kriminelë, më të këqinj se çdo kriminel tjetër, që komunikojnë me Edi Ramën, që dekonspirojnë çdo hetim, që komunikojnë me kriminelë”, tha Berisha.

 

 

Top Channel