Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata Kushtetuese i rrëzon kërkesën për telefonin celular Gjatë edicionit të dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë ndërkombëtare, i është kundërpërgjigjur akuzave për Shqipërinë, për trafikantët dhe korrupsionin.
“Për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten”, u shpreh Rama në fjalën e tij, duke shtuar se vendi ynë ka përparuar dhe po lë pas korrupsionin e krimin e organizuar.
“Kur njerëzit flasin për Shqipërinë, në fakt bien pre ndonjëherë lehtësisht e disa stereotipeve si korrupsioni, krimi i organizuar e kështu me radhë, por kjo nuk është Shqipëria. Ne nuk kemi më shumë korrupsion se çdokush tjetër dhe jo më shumë krim të organizuar se çdokush tjetër dhe nuk do të përmend këtu portet në Europë, duke e nisur nga i yni, por duke shkuar te ca më të mëdhenj. Nuk do të përmend, në fakt, po themi xhirot apo qarkullimin e drogës në Europë, nuk do të përmend sasitë, rrjetet, trafikantët në Europë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë, por për gjithkënd që thotë se jemi më të këqinj, i them: shihni veten. Dhe le të bëjmë punën tonë e le të bëhemi më të mirë. Dhe ne po e bëjmë e po bëhemi çdo ditë e më të mirë.
Sot, si dëshmi ndryshimi, kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak milionë turistë, me 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 milionë turistë dhe me 1.6 miliardë investime të huaja të drejtpërdrejta në vit.
Nuk më duket si një vend që po vuan nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar. Më duket si një vend i cili po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ky është fakt.
Në fakt, do të isha shumë i lumtur nëqoftëse do të bëhej një votim i fshehtë këtu, në fakt, e di që është e pamundur, por do ta bëja. Do të doja votën e fshehtë nga të gjithë ata investues të huaj që vijnë, që punojnë për Shqipërinë apo që punojnë me Shqipërinë. Dhe do të përfshija një pyetje mjaft të thjeshtë: a keni pasur eksperiencë korrupsioni?
Dhe unë synoj të marr 98% “jo”. Pra, ne do të synojmë të arrijmë 100 %, por të gjithë ata që këndojnë këtë refren çdo ditë e përsëri duhet të ndalen, ju lutem”, tha Rama.
Top Channel