Avokatja dhe aktivistja e njohur, Adriana Kalaja, është kërcënuar me jetë me disa mesazhe në rrjete sociale.

Në rrjetit social “Facebook” nga një profil i rremë me emrin “Klaus Bianconeri”, asaj i janë dërguar mesazhe që nga shkurti.

Mesazhet kërcënuese përfshinin deklarata për jetën e Kalasë dhe referenca politike, ku i janë përmendur figura politike të larta të vendit.

Pas kësaj situate Kalaja ka bërë denoncim në polici, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personit.

Top Channel