Masakra në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së bombardimeve nga NATO
26/03/2026 12:30
Në Krushë të Madhe, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë vazhdon të kujtohet me dhimbje.
Pak ditë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, mbi 240 burra dhe djem u vranë nga forcat serbe, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Gjatë operacionit, gratë dhe fëmijët e Krushës së Madhe u dëbuan me forcë drejt Shqipërisë. Më 27 mars, valët e para të refugjatëve kaluan kufirin në Morinë, duke shënuar fillimin e një eksodi masiv nga Kosova.
Për familjet e viktimave, pasojat e asaj dite mbeten të pranishme edhe sot.
Krushë e Madhe është edhe vendlindja e Ukshin Hotit, i zhdukur në pranverën e vitit 1999. Sot, kjo zonë mbetet simbol i kujtesës dhe i kërkesës për drejtësi.
Top Channel